Njerëzit e afërt të BDI-së gjatë ditës së djeshme me të madhe e kan shpërnda informacionin nga anketa e fundit ku BDI del se ka 4.3% përkrahje ndërsa partitë tjera shqiptare janë të radhitura Aleanca- 1.6 %, Besa e Gashit- 0.6 %, PDSH- 0.6%, Besa e Kasamit- 0.2 %., informon portali “tetova1”.
Këto ishin rezultatet nga Hulumtimi më i ri për qëndrimin e qytetarëve për gjendjen sociopolitike në Republikën e Maqedonisë që e ka kryer Instituti TIM për nevojat e Televizionit 24.
LSDM sipas kësaj anketë ka përkrahje prej 29.1% kurse VMRO-ja 18.1%.
Por nëse këto të dhënat i krahasojm me rezultatet e anketës së Institutit Republikan Ndërkombëtare (IRI) do të shohim se rënie më të madhe te partite politike ka BDI 2.7% (7% korrik – 4.3% shtator) kurse rritje më të madhe ka LSDM-ja 8.1% (29.1 shtator – 21% korrik).
Nga të dhënat e anketës së fundit del se me të madhe të anketuarit shqiptar kanë kaluar në përkrahje të LSDM-së dhe më së shumti e prekur është BDI-ja.



