Investuesit nga Amerika janë të mirëseardhur të investojnë në
Maqedoni, ndërsa Qeveria i ndërmerr të gjitha hapat me të cilat garantohet stabilitet dhe klimë e favorshme biznesi.
Këtë rekomandoi nënkryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në takimin me senatorin Kristofer Marfi të mbajtur në Uashington, ku nënkryeministri mori pjesë në Forumin transatlantik ekonomik të titulluar “Ndërtimi i urave në Mesdhe”.
Kabineti i nënkryeministrit për Çështje Evropiane njoftoi se Angjushev në takim e njohu senatorin Marfi me aktivitetet reformatore të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, duke theksuar përkushtueshmëri të fortë drejt integrimit më të mirë euroatlantik të vendit.
“Sundimi i të drejtës është parakusht për tërheqjen e kapitalit të huaj. Qeveria nga dita e parë po ndërmerr të gjitha hapat me të cilat garantohet një klimë stabile dhe e volitshme për biznes. Investuesit nga Amerika janë të mirëseardhur të investojnë në Maqedoni”, theksoi Angjushev.
Ai theksoi se Qeveria e RM-së është e foksuar në kthimin e plotë të besimit të qytetarëve tek institucionet dhe nënvizoi se e ardhmja e vendit është në anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Kristofer Skot Marfi është anëtar i njohur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA-së dhe është njohës shumë i mirë i gjendjeve në rajonin e Evropës Juglindore.
Marfi theksoi se SHBA-ja i përkrah proceset reformatore në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar interesin e Uashingtonit zyrtar për një rajon të sigurt dhe stabil, tërësisht të integruar në NATO dhe në BE.
Duke i shprehur falënderime senatorit Marfi për përkrahjen e prioriteteve strategjike të Qeverisë së republikës së Maqedonisë, nënkryeministri Angjushev theksoi se pret një qasje konstruktive dhe se ndihma e SHBA-së do të vazhdojë edhe më tej në drejtim të anëtarësimit të barabartë të vendit në NATO.
Sot gjatë Forumit ekonomik transatlantik nënkryeministri Angjushev do të mbajë fjalim në panelin “Maqedonia: Fillimi i një faqeje të re”.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Aliu: Në Neurokirurgji për herë të parë është aplikuar videoangiografia fluorescente intraoperative gjatë trajtimit kirurgjik të aneurizmave në tru
- Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e lidhur me bandën e Suel Çelës
- Raportohet epidemi helmimi nga ushqimi në Kumanovë – gjashtë persona janë sëmurë
- Gjorgievski: Çmimi i bukës nuk do të shtrenjtohet
- Deputeti gjerman, Ahmetoviq: Vuçiq po e destabilizon Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi
- Syla: E turpshme që nuk ka një falendërim nga udhëheqësit e Kosovës për dëshmitarët e mbrojtjës në Hagë
- Ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare, kapet në Itali 33-vjeçari me identitet të rremë
- Brohoritjet antishqiptare në Kumanovë, fajtorët ende të lirë, policia ende nuk ka dorëzuar asnjë padi penale