Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev thotë se është i relaksuar kur bëhet fjalë për “fshesën” e paralajmëruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe se kjo çështje është vetëm në kompetencat e vetë kryeministrit. “Mendoj se kjo çështje është në kompetencë të kryeministrit dhe nuk do ta marr të drejtën të diskutojë. Nuk është serioze dikush tjetër të jep përgjigje për këtë çështje. Është nderë të jesh pjesë e Qeverisë, por gjithashtu edhe mund. Unë mundem lirisht të them se të gjithë ato të cilët marrin funksione shtetërore duhet të jenë të vetëdijshëm se një ditë do ta lënë, ndërsa është mirë ta lënë sepse nuk është ashtu lehtë të jesh në Qeveri. Unë jam i relaksuar tërësisht për këtë çështje dhe kjo është në kompetencë të kryeministrit”, tha në pyetjen e gazetarëve zëvendëskryeministri Angjushev i cili sot pati fjalim në konferencën rajonale për faktoring si alternativë për financimin e bizneseve të vogla.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm iranian: Hormuzi nuk është i mbyllur, nuk do të lëkundemi nga kërcënimet e reja
- Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
- Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars
- PAMJE/ Aksident tragjik në Vlorë, humbin jetën dy drejtuesit e automjeteve, lëndohet një pasagjer
- Bujar Osmani kritikon VLEN-in: “Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion


