Stojançe Angellov në profilin e tij në Facbook shkruan se Nikolla Gruevski ka paditur “branitellat” e lënduar maqedonas, që t’i kthejnë paratë e tyre të përgjakshme që i kishin marrë si dëmshpërblim për shkak se kanë humbur pjesë të trupit, sipas Angellovit, duke e mbrojtur atdheun.
“Ka paditur dhe familjarët e të vrarëve në Vejcë, ka paditur prindërit, baballarët dhe nënat, gratë dhe fëmijët e të vrarëve. Unë personalisht e kam lutur Nikolla Gruevskit të largojë këto padi të pakuptimta, por ai as që donte të dëgjojë”, shkruan Angellov.
Ai gjithashtu thekson se gjatë ditëve në vijim do të postojë seri të siç e quan, patriotizmi të rrejshëm të Gruevskit, që populli maqedonas ta kuptojë njëherë e mirë se kush është ai.
Në komentet e këtij statusi, Angellov ka postuar një artikull me mbishkrimin “Poshtërimi dhemb më shumë se predhat e UÇK-së”, në të cilin shkruhet se njëri nga të plagosurit maqedonas në luftën e 2001 duhet të kthejë paratë që i ka marrë si dëmshpërblim prej luftës, me kamatë me kërkesë të Nikolla Gruevskit.
Data 12.09.2025
Aktuale
- Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it të demaskuar, të shitur e të kapur – Qoku e tha të vërtetën
- Çmimet në rritje: Si inflacioni po ndikon në jetesën e qytetarëve
- I dënuar me 4 vite burgim për dy krime, kapet në arrati 44-vjeçari! Ja për çfarë kërkohej
- Zyrtare, Besart Berisha rikthehet te skuadra e Australisë
- Historia bëhet realitet: Trupat e Shqipërisë zbarkojnë në Kosovë në misionin e NATO-s
- QMK: Janë shuar 13 zjarre në vend, zjarri në Drislla është nën kontroll
- Man City ndërmerr veprim të rrallë për të rritur atmosferën kundër Man United
- Policia sekuestron armë e drogë në disa komuna të Kosovës, ka të arrestuar