2 Mars 2019 / 15:30
Ish Kryetari i Kuvendit Stojan Andov thotë se me mos votimin dhe mos sjelljen e një vendimi për imunitetin e Trajko Veljanoskit, Kuvendi ka shkelë ligjet dhe kushtetutën. Në një intervistë për Alsat, Andov thotë se përgjegjësia për gjithçka tashmë bie mbi kreun e Kuvendit Talat Xhaferi e jo mbi Gjykatën e cila ka pritur një vendim të Kuvendit.
z. Andov, si ish-kryetar i Kuvendit si i shikoni zhvillimet e fundit, konkretisht për imunitetin e z. Veljanovski?
Andov: “Sipas kësaj, edhe me Kushtetutë edhe me ligj, Kuvendi duhet doemos të marrë vendim, se si do të jetë, a t’i merret, a të mos i merret, etj. gjithçka mund të jetë, e nuk do t’i merret nëse janë 60 me 60 votat, kundër dhe për, ose 40 dhe 40 që kanë votuar, etj.. Pra, gjithsesi sido që të jetë rezultati nga votimi, Kuvendi duhet doemos të marrë vendim nëse është kjo që t’i merret ose të mos i merret, por Kuvendi duhet patjetër të marrë vendim. Nëse Kuvendi nuk merr vendim për të gjitha pasojat që do të shkaktoheshin nga mos marrja e këtij vendimi faji tashmë bie vetëm në Kuvendin, Gjykata nuk fajtore fare, as Prokuroria, askush tjetër nuk është fajtor”
Ku shikoni lëshime te Komisioni, apo te z. Talat Xhaferi?
Andov: “Mendoj se e gjithë kjo punë zhvillohej kështu në një mënyrë që linte përshtypje se bridhet për çështje për të cilën nuk guxon të bridhet. Duhet pasur qëndrim tërësisht të qartë. Sa e di unë Komisioni mori qëndrim, 4 me 4, sa kanë qenë atje. Dhe ajo pa kërkuar më tej edhe një anëtarë që vota e tij ka qenë vendimtare…komisioni duhet të përfundojë se ka konkluduar gjendje dhe ajo është 4-4. Dhe për atë që është konkluduar e njofton kryetarin e Kuvendit. Menjëherë raporton. Kryetari i Kuvendit menjëherë duhet të thirr seancë dhe e vendos kërkesën e gjykatës, jo raportin e Komisionit. Raporti i komisionit është shtesë. Kërkesën e gjykatës e vendos për debat aq sa duhet të debatojnë dhe kjo është e rregulluar me rregullore dhe më pas duhet të kalojnë në votim. Është absolutisht e pamundur dhe nuk është mirë që Kuvendi të mos ketë vendim. Tani Kuvendi nuk ka vendim. Kjo edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas Rregullores dhe sipas të gjithë ligjeve bie ndesh. Nuk mundet kështu. Tani Kuvendi i ka ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë që mund të dalin atje nëse eventualisht vijnë deri tek ndonjë incident, ndërsa gjykata ka kërkuar që t’i merret imuniteti. Gjykata është e pastër dhe assesi nuk mund të kryhet çfarë do lloj presioni qoftë propagandues mbi gjykatën”
A është e mundshme që ky skenar të përsëritet edhe për deputetë tjerë, sepse ka deputetë aktual për të cilët ka procese gjyqësore për ta?
Andov: “Nëse dikush është shumicë ose pakicë, a ka mirëkuptim brenda shumicës ose jo, a thua te pakica ka mirëkuptim ose jo, gjithçka është e mundur dhe nuk është me rëndësi kjo, më me rëndësi është Kushtetuta, Ligji dhe Rregullorja, që të zhvillohet puna e Kuvendit, dhe vetëm ajo procedurë kur të sigurohet, legale janë vendimet e Kuvendit. Ndryshe mund të hapet mundësia për manipulime, nëse nuk respektohet procedura. Njëherë do të bëhet kështu, pastaj ndryshe, nuk e di si, kjo është rrënim i Kuvendit në atë rast. Ajo nuk guxon të ndodhë.
Loading…


