Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, sot në konferencë për shtyp tha se 89 të lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan po trajtohen në spitalet e Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa njoftoi se 76 pacientë po mjekohen jashtë shtetit.
“Të fundit janë transportuar mbrëmë në Kroaci 2, në Athinë 3, në Vjenë 2 pacientë dhe në Slloveni 2 pacientë”, tha Andovski, i cili shtoi se po shqyrtohet mundësia që të dërgojnë pacientë të tjerë në Vjenë, në Poloni, Suedi, Holandë, Itali, Kroaci, Norvegji dhe Slloveni.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot ka vizituar të lënduarit që ndodhen në Greqi, ndërsa njoftoi se ata janë në gjendje stabile.