Fatmir Bytyqi
Me fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, sërish filloi të derdhet në skenën publike substanca politike e sjelljes së papërgjegjshme. Fryma e periferisë apo meskine, në agoni përpara momentit historik në të cilin ndodhet shteti, e irrituar nga frika e ndryshimit dhe rikonfigurimit të hapësirës politike dhe ekonomike, valviti një ikonografi rituale të shteteve të mëdha, bashkë me një retorikë e cila zbuloi planet e mëdha se si “bota ta thyejë VMRO-DPMNE-në”.
Politikanët që jetojnë në një botë të komploteve të mëdha dhe të armiqve të popullit, që ëndërrojnë shtete të mëdha në portat e BE-së, kanë frikë se ndryshimet kushtetuese do ta shembin këtë botë të tyre dhe do t’i çojnë në një situatë ku në vend për fantazma, të flasin dhe të ofrojnë zgjidhje për problemet reale të qytetarëve, për të marrë pjesë në ndërtimin e politikave që do të ndikojnë në cilësinë e jetës së të gjithëve që jetojnë në BE. Për ta bërë këtë me sukses, për të mbijetuar politikisht në atë hapësirë, do të nevojiten ide dhe vizione të bazuara në njohuri, integritet moral dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi, kurse mungesa e kësaj tek disa pjesëmarrës në jetën tonë politike, është burimi i frikës së tyre nga hapi që shteti duhet të marrë.
Pasi të hyjnë bullgarët në Kushtetutë, pasi të fillojmë negociatat me BE-në dhe armiqtë e kombit maqedonas apo të ndonjë kombi tjetër do të zhduken nga skena, pyetja që bëjmë është se, cilat do të jenë temat me interes dhe, me çka do të merren politikanët të cilët po përpiqen të mbijetojnë me prodhimin e fantazmave, pra me folkloristikën romantike kombëtare dhe me zbulimin e teorive konspirative? Me asgjë. Agjenda e tyre politike do të jetë boshe, nuk do të dinë me çfarë ta mbushin. Kjo është arsyeja pse frika, e jo vendosmëria, është aleati i tyre. Prandaj i shqetëson vendimi me bazë racionale që duhet të merret nga Kuvendi.
Mungesa e besimit te vetja, pavendosmëria për të bërë një zgjedhje apo për të marrë pjesë në marrjen e një vendimi që do ta inkorporojë shtetin në konfederatën më të madhe të shteteve të pavarura në botë, flet vetëm për meskinitetin e një pjese të qarqeve politike, të cilët kanë frikë nga ndjesitë e jashtme, që mbyllen në vetvete, të cilët për shkak të injorancëssë tyre, mund të jenë vetëm tharmi i nacionalizmit, i ndarjeve, i keqkuptimeve dhe i mospranimit të diversitetit. Zona e tyre politike nuk është e mbushur me njohuri, por me një konservatorizëm ritual nga i cili ata nuk mund ose nuk duan të dalin.
Meskiniteti i këtyre qarqeve, si imperativi me vlerë supreme i ekzistencës së tyre politike, i detyron ata të zhvillojnë narrative “të mëdha” ose të projektojnë shtete “të mëdha” për të ruajtur mjaftueshmërinë në kufizimin e ideve dhe vizioneve të tyre. Paaftësia apo injoranca në hapësirën “e vogël”shtetërore të Maqedonisë së Veriut për të ofruar një ide që do ta mbajë fokusin e qytetarëve në horizontin evropian, i detyron ata që burimin e legjitimitetit të tyre politik ta vendosin më thellë në banalitet, të cilin e bëjnë njëkohësisht spektakular ose senzacioniste përmes ideve për shtete të mëdha apo komplote.
Grupe të caktuara interesi që vendosin një pjesë të normave të ekzistencës ekonomike dhe politike në vend, të shqetësuarsikur vendosën, me vetëdije ose jo, me iniciativën e tyre ose me “diktat”, të kundërshtojnë ritmin gjeopolitik të cilit i ekspozohemi. Në rezistencën e tyre ndaj ndryshimit, ndaj zgjerimit të mundësive, ndaj hapjes së vendit dhe integrimit të tij në perspektiva që do të sjellin zhvillim, burimet e të cilave do të jenë të shpërndara dhe të decentralizuara, ata shtrijnë dorën për të ofruar përgjigje të gatshme historike, të cilat janë të shkruara në harta të mëdha gjeografike apo të folura nën “diktimin” e “qytetarëve dhe popullit” që “çdo ditë në rrugë”dorëzojnë kërkesa që janë “diametralisht të kundërta me kërkesat e mazhorancës në pushtet”.
Mungesa e besimit në aftësitë, kapacitetet, shkathtësitë dhe njohuritë tua për t’u angazhuar në një botë në të cilën do të njihesh falë krijimtarisë, inovacionit, konkurrencës apo autenticitetit tuaj, për të qenë pjesë e një mozaiku të madh politik, ekonomik dhe kulturor, si p.sh. BE, këto qarqe politike dhe biznesi janë të detyruara që izolimin e shtetit ta bëjnë të kuptueshëm dhe të durueshëm për qytetarët. Në kërkimin e këtij normalizimi, frymëzimi gjendet në fantazma që kanë funksionin e përvijimit të BE-së si një hapësirë e padëshirueshme për integrim, si një tërësi në të cilën të jesh pjesë është e diç e padëshirueshme.
Suksesi i këtij akrobacioni politik kërkon kuptim, kërkon mbylljen e syve ndaj gjithçkaje që anëtarësimi i plotë i shtetit në BE do të sjellë për qytetarët, për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Ky impuls i establishmentit dhe apologjetëve të status quo-së i detyron ata të bëjnë një glorifikim eksplicit ose simbolik të vetmisë, të izolimit të shtetit, të vogël apo të madh, të normalizimit të periferisë në hendekun e saj me momentin historik, pavarësisht se sa ajo përvojë pengonprosperitetin e shoqërisë. Këto grupe interesi përpiqen pa u lodhur ta shtyjnë të gjithë shoqërinë në një kërkim të përhershëm për valorizimin e izolimit. Në hapësirën publike mund të dallohen konturet e përpjekjeve për ta shndërruar përmbajtjen e tij negative në një substancë pozitive politike, në të cilën nuk ka vend për “të gjithë ata që nuk duan që ky popull të ketë sukses”. Ky kërkim i referencës negative, një gjendje që ka aftësi shëruese për frustrimet dhe frikën e dikujt, është një instrument meskin i prishjes politike të perspektivave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shteti ynë është përpara një zgjedhjeje dhe ne duhet të vendosim të çlirohemi nga barra e ndërgjegjes politike banalizuese, periferike apo margjinale dhe përpjekja e saj për t’u normalizuar në shekullin e 21-të, në të cilin ekonomia respekton gjithnjë e më shumë konkurrencën, njohurinë dhe inovacionin, jo afërsinë apo kontakte me elita të ndryshme politike. Ka ardhur momenti në të cilin përvoja ekonomike, e ndërtuar dhe e zhvilluar rreth shtetit si bartës dhe gjenerues qendror i biznesit, duhet të shtyhet, periferia të braktiset dhe të bëhet pjesë e një hapësire ekonomike që ndërtohet nga mbi 500 milionë konsumatorë, për të marrë pjesë në një jetë politike që buron nga mbi 420 milionë votues dhe për të qenë pjesë e një diversiteti kulturor dhe gjuhësor që buron nga mbi 200 gjuhë të ndryshme që flasin qytetarët e Evropës.