Nënkoloneli i ARM-së i infektuar me koronavirus ka arritur në vend me transport të posaçëm dhe menjëherë është shtruar për kurim në Klinikën Infektive. Ai është vendosur në dhomë të posaçme izolimi brenda Klinikës sepse dyshohet të bartë llojin afrikan të virusit, pasi që në Afrikën Qendrore ka qenë për mision katër mujor. Akademia e Shkencave dhe Arteve pritet që mbrëmjen e sotme ose nesër në mëngjes t’i ketë rezultatet e testimit të nënkolonelit, se me cilin lloj të virusit është i infektuar. Mjekët shpjeguan se në bazë të bisedës me 55 vjeçarin dhe simptomat që ai i ka, të pakta janë shanset që të rezultojë në variantin afrikan të virusit. Për momentin në Maqedoni vlen vendimi i Qeverisë përmes së cilit detyrohen që të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet Afrikane të qëndrojnë në karantinë 14 ditore. Javës së shkuar Qeveria rekomandoi që edhe ata të cilët vijnë nga India të karantinohen për shkak të përhapjes së madhe të virusit në Indi prej të cilit çdo ditë po regjistrohen rekorde të reja botërore si për nga numri i të prekurve ashtu dhe nga numri i viktimave. Lloji afrikan i virusit është më i rrezikshëm nga mutacionet tjera, shumë më shpejtë përhapet dhe ka pasqyrë klinike më të rëndë dhe sipas analizave epidemiologjike është i rezistueshëm nga një pjesë e vaksinave.
Data 05.06.2025
Aktuale
- Masa sigurie të jashtëzakonshme, RENEA, FNSH dhe SHISH zbarkojnë në stadiumin ‘Air Albania’ për ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë
- Kritikat e forta nga liderët e BBC dhe Sky ndaj propozimeve të qeverisë për përdorimin e materialeve të mbrojtura nga AI
- Mexhiti, BDI-së: Ka një rregull, ai që përçan, përfundon nga përçarja
- Gjykata miratoi aktakuzën për keqpërdorimet e Onkologjisë
- Shtatë milionë euro nga BE për projekte ekologjike në Prespë
- Ministri i Jashtëm bullgar: Jemi të shqetësuar nga deklaratat e Mickoskit, të zbatohet propozimi francez
- Qeveria e RMV-së: Maqedonia është mes pesë vendeve me rritje më të shpejtë ekonomike në Evropë
- Arrestimi i tre personave që shisnin bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, zbardhen detaje të reja! Çmimi nga 250 euro deri në 1500 euro në sektorin VIP