Është bërë një analizë e shkurtër se kush është kush në industrinë e ndërtimtarisë dhe cilat janë kompanitë nga Tetova që kanë përfituar më shumë nga ekspansioni i ndërtimtarisë që ndodhi në Maqedoni në dy vitet e fundit, raporton Almakos.
Sipas të dhënave me të cilat disponon Almakos për të hyrat që i kanë realizuar kompanitë e ndërtimtarisë në Tetovë, atëherë lider në industrinë e ndërtimtarisë tetovare edhe më andej ngel Ak Invest.
Bëhet fjalë për njërën prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend, e cila është me kapital vendor, në krye të së cilës është menaxheri Agron Nuhiu.
Gjatë vitit të kaluar, AK Invest ka përfunduar me të hyra operative prej diku afër 30 milion euro. Ak Invest definitivisht është lider në ndërtimin e ulët, gjegjësisht në projektim, ndërtim dhe mbykëqyrje në ndërtimtari- ndërtim të lartë.
Lojtari i dytë më i madh në industrinë tetovare të ndërtimtarisë është Urban Plan Konstruktion UPC. Aktivitetet bazë të kompanisë janë ndërtimi dhe mbikëqyrja e ndërtesave banesore dhe biznesore, si dhe objekteve industriale dhe publike.
Urban Plan Konstruktion UPC është kompani me kapital vendor, në krye të së cilës është Sejdi Shasivari.
UPC vitin e kaluar e përmbylli me të hyra operative prej 4 milion euro. Të gjitha të hyrat e Beton realizohen nga pjesëmarrja në projekte në tregun vendor si në ndërtimet e larta ashtu edhe në ndërtimet e ulëta.
Nëse duhet vecuar kompania e ndërtimtarisë e cila është lidere në rritje në tre vitet e fundit, kjo definitivisht është Eurovia baza themelore e të cilës është ndërtimi i ndërtesave banesore dhe jo banesore në tërë shtetin.
Eurovia vitin e kaluar e përmbylli me të hyra operative prej 3.4 milion euro. Të gjitha të hyrat e Eurovia janë bërë në tregun e brendshëm dhe gjatë tre viteve të fundit ka rritje të shkëlqyeshme të hyrash. /Almakos/




