Vizita e eurokomesarit Johanes Han në Maqedoni i shërben vetëdijësimit të vendit që të punojë me vendosmëri drejt rrugës euro-atlantike. Kështu u shpreh analisti politik Qenan Aliu në edicionin e lajmeve të orës 15:55 në TV SHENJA.
“Komisioneri Han me këtë agjendë do të zbatojë konkluzionet e KE-së i cili edhe paraprakisht urdhëroi Komisionin e pavarur të ekspertëve të kryesuar nga zotëri Pribe që të qëndrojë në Maqedoni”, tha Aliu.
Ai shtoi se gjatë muajit korrik eksperti i BE-së, Rajnhart Pribe, me bashkëpunëtorët e tij do të qëndrojë në Maqedoni ekskluzivisht për të trasuar prioritetet që duhet t’i bëjë Qeveria e re lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe reformave të cilat detyrimisht Qeveria e re duhet t’i zbatojë. Ndërsa për përpjekjet e Qeverisë së re në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, Aliu tha se u tregua një vullnet i mirë politik i kësaj Qeveria.
Për më tepër, ndiqeni intervistën e plotë.
Intervista me analistin politik Qenan Aliu-TV… by tvshenjaofficial

