Disa ditë pasi Bashkimi Demokratik pwr Integrim promovoi nismën për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veritu, gazeta LAJM kishte intervistuar analistin Naser Zyberin, i cili sot u promovua si kandidat i BDI-së për postin e të parit të qeverisë. Nëntë ditë më parë, Zyberi e kishte quajtur idenë e partisë së Ali Ahmetit, pjesë e propagandës zgjedhor.
LAJM: Si e komentoni idënë e BDI-së për kryeministrin shqiptarë në Maqedoni?
Naser Zyberi: Po të mos ishte në kontekstin e zgjedhjeve dhe propagandës zgjedhore, sigurisht që është një ide legjitime. Një parti që në mënyrë permanente, në 20 vitet e fundit, gati çdo herë ka qenë në pushtet mund të ketë edhe ambicie edhe për postin e kryeministrit duket e pasur parashysh se në periudhën e kaluar kanë pas funksione kyçe siç është rasti i fundit me kryetarin e Kuvendit, ministër të Brendshëm, të Mbrojtjes etj. Por, gjithë kjo kërkesë kur vihet në konotacion të aktivitetit parazgjedhor merr dimensione tjera dhe shpeshherë kjo ide vihet në konotacion negativ.
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/316465986417594/?t=5



