Analisti politik Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit në mesin e popullatës së vendeve në rajon që aspirojnë anëtarësimin në BE. Siç thotë ai në emisionin “200” në Alsat, një tendencë e tillë do të vazhdojë derisa BE të dërgojë sinjal të qartë kur mund të pritet mbështetja për anëtarësimin e barabartë.
– Advertisements –
Euroscepticizmi do të rritet gjegjësisht mbështetja për BE do të ulet derisa Evropa të dalë me narrativë të qartë kur ky rajon mund të presë mbështetje prej tyre për anëtarësim të plotë. Nëse kjo anëtarësi e plotë duhet të ripërcaktohet në ndonjë pako, kjo kërkon pëlqimin e vendeve kandidate,” tha Arsovski.