
Vizita e komisarit Han në Shkup, sipas analistit politik Ace Kabranov, është mbuluar me konferencën për potencial energjetik ndërkombëtar, ndërkaq qëllim kryesor ka pasur ndihmën e tij ofruar Nikolla Gruevskit. Ndërkaq, gjithmonë sipas Kabranov, vizita e djeshme e shefit të OSBE-së Sebastian Kurc, ishte një mision politik dhe për biznes, e mbuluar poashtu me vizitën e kufirit greko-maqedonas, por që kishte për qëllim prurjen edhe të disa porosive nga partitë popullore në Parlamentin Europian.
“E dimë se Han ka relacione të mira me Gruevski, dhe çdoherë i ndihmon atij dhe mendoj se ka ardhë në atë mision, por u vërtetua se shoku i tij, fatkeqësisht nuk mund t’i ndihmojë që të bëjë Qeveri. Edhe Kurc ishte me një mision të tillë, vetëm pak më ndryshe. Ndryshe informatat e mia janë se ai ka ardhur për dy detyra. Njëra me porosi nga Brukseli se është koha që Gruevski të tërhiqet nga, porosi nga partitë simotër, partitë popullore në Parlamentin Europian, të cilat janë më në numër dhe ku është edhe VMRO anëtare. Me porosinë që Gruevski të tërhiqet nga pozicioni lider, me qëllim që të mos e fundos bashkë me veten edhe VMRO-DPMNE-në si parti.”, ka deklaruar Ace Kabranov, analist politik.
Ndërkaq sipas juristit, Bekim Kadriu, deklaratat të cilat i kanë ndryshuar ndërkombëtarët në lidhje me formimin e Qeverisë, bëhen me qëllim që ndërkombëtarët të mos ndërhyjnë në detyrat e shtëpisë të politikanëve vendor, dhe të njëjtit të respektojnë vullnetin e qytetarëve, pa mbajtur asnjë anë.
“Deklaratat e ndërkombëtarëve janë të nevojshme të sillen në këto korrniza të tyre, dhe mos marrin ndonjë anë në drejtim të asaj se kush me cilin duhet të bëjë koalicion Qeveritar. Mendoj që e dini ata gjithmonë insistojnë në formimin e një Qeverie e cila do të përmbush dhe do të vazhdojë me reformat në segmente që kërkohen dhe që janë të evidentuara edhe në raportin e KE-së edhe në atë të Pribesë. Dhe ato deklarata sillen në korniza të respektohet vullneti I qytetarëve, Qeveria të ketë një mbështetje të domosdoshme të zgjeruar në Kuvendin e RM-së dhe natyrisht Qeveria të ketë një drejtim euroatlantik dhe të vazhdojnë.”, ka thënë Bekim Kadriu, analist politik.
Ndryshe javën e kaluar për vizitë në Shkup ishte Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, i cili në fillim tha se Maqedonisë i duhet urgjentisht formimi i një Qeverie, ndërkaq më pas tha se nuk është me rëndësi që të formohet shpejtë një qeveri, me rëndësi është që ajo të jetë cilësorë. Ndërkaq, dje në Shkup ishte edhe shefi i OSBE-së, Sebastian Kurc, deklarata e të cilit ishte thuajse në një linjë me atë të komisarit Han.
Ajnur Bafqari /SHENJA/

