Deklaratat e presidentit Gjorge Ivanov se një telefonatë në momentin e fundit e ka prishur marrëveshjen për koalicion mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, ka dëshmuar se partia e Gruevskit e shfrytëzon deklaratën e partive shqiptare si alibi për të mbajtur pushtetin. Kështu vlerësojnë analistët politik Ismet Ramadani dhe Todor Pendarov, sipas të cilëve shfaqjet publike të presidentit Ivanov po e ndërlikojnë gjithnjë e më tepër krizën politike në vend. Analisti Ismet Ramadani madje nënvizon se diçka e këtillë është e dhimbshme për shqiptarët.
Të gjitha ata spekulime sikur i konfirmojë dekarata e fundit e Ivanovit, kur përmendi telefonata të cilat kanë qenë vendimtare për ta penguar BDI-në që të formojë Qeverinë me VMRO-DPMNE-në, dhe nëse është kështu është një çështje shumë e dhimbshme, shumë e keqe për shqiptarët, që në një subjekt politik të bashkëqeverisë ose të tentojë të bashkëqeverisë edhe më tutje me një VMRO-DPMNE të Gruevskit, e cila gjithnjë e më shumë po shpalos atë konceptin e vetë anti-shqiptar dhe anti-perëndimor”, ka deklaruar Ismet Ramadani, analist politik.
Ndërsa, analisti Todor Pendarov, vlerëson se deklarata e tillë e Ivanovit është një hap para drejt shkatërrimit të legjitimitetit të tij. Pendarov madje thotë se deklarata e Ivanovit që një bisedë telefonike ka prishur marrëveshjen, hapë shumë dilema dhe spekulime por i ngulë thikë pas shpine edhe Gruevskit.
“Kjo do të thotë se edhe Gruevski edhe Ahmeti janë marrë veshtë për gjithçka madje edhe për PSP-në, edhe pse Ahmeti vazhdimisht pohon se nuk janë marrë vesh për PSP-së, kështu duket se janë marrë veshtë. Nëse është kjo kështu Ivanovi me këtë, i ngul thikë pas shpine Gruevskit, pasi nëse ata janë marrë vesh, atëherë pse Ivanov kërkon që ajo platformë të hidhet poshtë. Do të thotë bëhet fjalë edhe për një budallallëk tjetër, nga budallallëku i përgjithshëm politik të cilën e përjetojmë nga 11 dhjetori i vitit të kalaur dhe deri më sot, për të cilën në çdo rast, çmimin e paguajmë ne si qytetarë, ka thënë Todor Pendarov, analist politik.
Analisti Ismet Ramadani thotë se është koha kur duhet të vihen në veprim sanksionet kundër Ivanovit dhe Gruevskit sepse ata do të ndërlikojnë aq shumë situatën politike sa edhe mund të vihet edhe te ndonjë konflikt eventual i cili mund të bartet edhe në raportet ndëretnike. Ndërsa, analisti Todor Pendarov, thotë se e ashtuquajtura platformë e Tiranës, deri më tani më së tepërmi i ka shërbyer për interpretime personale vetë kryeministrit Edi Rama, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Analistët politik: Ivanov konfirmoi se… by tvshenjaofficial