Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se partitë shqiptare nuk do të bëjnë koalicion me VMRO DPMNE-në, për shkak të udhëheqësisë së kësaj partie e cila është kundër kërkesave të shqiptarëve. Ata nuk presin që kjo parti të reformohet, prandaj vlerësojnë se mandati për formimin e qeverisë do ti jepet LSDMsë.
Në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejt”, Gjyner Ismail shprehu bindjen se LSDM-ja do të formojë qeveri dhe do ta pranojë platformën e përbashkët të partive politike shqiptare. “Thjesht kjo qeveri sa më shpejtë duhet të ndërrohet me qeveri politike dhe ajo është e mundshme. Është dëshmuar. E cila do të fillojë me durim, hap pas hapi, tullë mbi tullë sërish ta ndërtojë ndërtesën e këtij vendi relativisht të shkatërruar – deklaroi Gjyner Ismail, analist politik.
Gazetari, Arben Ratkoceri ndonëse është skeptik rreth sinqeritetit të LSDM-së, zgjidhjen e vetme e sheh në qeverinë politike. Për analistin politik, Visar Ademi asnjëra parti maqedonase nuk do ta pranojë platformën e partive shqiptare. Ai përjashton mundësinë e formimit të qeverisë dhe vlerëson se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Pjesëmarrësit në debat gjithashtu nënvizuan se prioritet kryesore të qeverisë së re duhet të jenë zbatimi i reformave urgjente të parashtruara nga Bashkimi Evropian përfshi rekomandimet nga raporti i Pribes, formimi i repartit special në kuadër të Gjykatës Penale me qëllim që të mos pengohet puna e Prokurorisë Speciale si dhe zhvillimi ekonomik.
Data 21.03.2026
Aktuale
- 21-vjeçari nga Shtipi “fluturon” me 105 km/h në mes të qytetit, sanksionohet nga policia
- 8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
- Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri
- Një fundjavë me diell dhe vranësira: Çfarë na pret?
- Bashkia ndërhyn në ish-Bllok, hiqen tavolinat dhe karriget e bizneseve që kishin bllokuar hapësirën publike
- Media britanike: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara
- Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën, zbardhet agjenda e diskutimeve të socialistëve
- Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për sot! Si do të jenë temperaturat

