Analistët shqiptarë vlerësojnë se sjellja e dhunshme e BDI-së në prag të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, po përngjan shumë sjelljes së PDSH-së para zgjedhjeve të vitit 2002. “Për këtë arsye mendoj se BDI do të pësojë humbje të thellë si PDSH në vitin 2002. Votuesit shqiptarë nuk tolerojnë kësi lloj sjelljesh arrogante dhe të dhunshme”, thotë për Almakos analisti Argëtim Spahiu.
Ai është i bindur se dhuna e ushtruar nga eksponentë të BDI-së ndaj tre shqiptarëve nga Çairi të punësuar në administratë vetwm pse kanë kaluar nga BDI-ja te Lëvizja Besa, do t’i kthehet si bumerang BDI-së në zgjedhje.
“Njëjtë do të ndodhë edhe me rastin e sulmit fizik ndaj anëtarit të kryesisë së Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, është për tu përshëndetur sjellja e Rexhepit dhe anëtarëve të Lëvizjes Besa që të mos përgjigjen ndaj këtij sulmi, sepse dënimin për këtë sjellje BDI do ta marrë pas disa ditëve mw 11 dhjetor”, thekson analisti Argëtim Spahiu.
Data 07.04.2026
Aktuale
- (VIDEO) Sindikatat do të protestojnë më 1 maj, kërkojnë paga më të larta
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut mbetet nën mesataren e BE-së për mirëqenie ekonomike
- VIDEO/ Aksidenti tragjik në Vlorë, momenti ku 24-vjeçari “fluturon” me makinë dhe del nga rruga! Po udhëtonte me mbi 200 km në orë
- Trençevska: Mickoski të raportojë veten në NATO dhe BE për përçarjet dhe destabilizimin
- Një 33-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar për një vizë pune nga një person nga Ohri
- Studentë, aktivist politik, në krye të protestës së djeshme
- Ultimatumit po i vjen fundi, Trump lëshon kërcënimin e fundit ndaj Iranit: Një qytetërim i tërë mund të vdesë sonte!
- Siljanovska: Ndryshimet klimatike më nuk janë kërcënim, por realitet

