Numrat e deputetëve të një shumice të mundshme parlamentare pamundësojnë realizimin e premtimeve të partive politike. Kështu vlerësojnë analistët politik në vend, Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin. Rikujtojmë se BDI në platformën e saj parazgjedhore, i premtoi elektoratit se do të angazhohet për pesë pika, siç janë:
- Barazi Ekonomike
2. Vendimmarje konsensuale
3. Shqipja zyrtare në tërë teritorin
4. Sundimi i shtetit ligjor
5. Anëtarësimi në NATO!
PDSH, ndër premtimet kyçe gjatë fushatës, u zotua se në qoftë se hyn në Qeveri, do të:
Qytetarëve do ua falë borxhet ndaj shtetit dhe
Rritjen e mekanizmit të vendimmarrjes
Ndarjen e barabartë të buxhetit
Lëvizja Besa me Koalicionin Rilindje Me BESË, doli në fushatë parazgjedhore me – Platformën Ridefinimi.
Ndërsa Aleanca për Shqiptarët u zotua me platformën për:
Shtetin binacional.
Por analisti politik Ismet Ramadani vlerëson se partitë shqiptare vështirë ti realizojnë premtimet e tyre, edhe nëse hyjnë në qeveri të gjitha, sepse përsëri nuk do të kenë shumicë e cila garanton ndryshime Kushtetuese.
“Partitë shqiptare, mund vetëm të kalkulojnë me partnerit e koalicionit që të mund të rregullojnë diçka që mund të rregullohet në kthimin e institucioneve të shtetit. Diçka nga raporti i Pribesë dhe raporti i KE-së, ndoshta edhe ndonjë demokraci e cila do të jetë pakë më institucionale dhe shqiptarët do ta gjejnë veten në vendimmarrje në kuptimin e përmirësimit të infrastrukturës dhje në kuadër të realizimit të MO-së që të Bëjnë diçka më shumë”, ka thënë analisti politik Ismet Ramadani.
Profesori Universitar Nano Ruzhin thotë se në këto momente kur janë në pyetje mundësi dhe skenarë të shumtë kush me cilin do të hyjë në Qeverinë e re, nuk mund të flitet për realizimin e plotë të gjitha premtimeve.
“Por është dëshmi se kahja e aksionit të tyre do të shkojë në atë drejtim, respektivisht të plotësohen sa më shumë punë të premtuara, aq më shumë kur për 4 muaj kemi zgjedhje lokale, ndërsa janë të mundura edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Andaj elita politike në Maqedoni, e të gjitha blloqeve, etnike, nacionale, politike janë nën test të madh si do të sillen, çdo të bojnë dhe çdo të realizojnë nga ajo që është premtuar”, ka deklaruar analisti politik Nano Ruzhin.
Sipas analistit Ismet Ramadani partitë shqiptare në asnjë mënyrë nuk duhet bërë koalicion me Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në e tij.
“Sepse percepcioni nga opinioni do të jetë se ose ajo parti politike, ose ato parti politike janë të shantazhuara, ose mos ta themi në situata të këtilla mund të bëhen transfere të cilat japin të dyshojmë pra që mund të vijë edhe deri tek shitblerja e numrave në këtë rast, mos të themi të deputetëve”, ka deklaruar Ramadani.
Analistët thonë se partitë politike shqiptare nuk duhet ti bëjnë gabimet e deritanishme, që hyrja në Qeveri të bëhet vetëm për interesa të ngushtë partiak.