Që kur kanë filluar bisedimet për formimin e qeverisë së re, po lind pyetja nëse kjo apo ajo parti a do të përafrojë qëndrimet me të tjerat, që janë pjesë e shumicës parlamentare. Një prej tyre është edhe Lëvizja Besa. Kjo e fundit ka vendosur në tavolinën e bisedimeve 5 kërkesa, për siç thonë, mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në vend:
1.Ridefinimi
2.Lëvizja Besa do të jetë pjesë e qeverisë në të cilën nuk do të përfshihen
persona të inkriminuar.
3.Marrëveshja për koalicionim duhet të jetë e afatizuar dhe transparente
4. Implementim i plotë i Deklaratës
5. Qeverisje e balancuar.
Se a e shohin Lëvizjen Besa pjesë të qeverisë së re, pyetëm edhe analistët, Alajdin Demiri dhe Mersel Bilalli.
Për Demirin, BESA bëri mirë kur dha nënshkrimet për formimin e shumicës, por bëri gabim me qëndrimin që mbajti për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Ky veprim, sipas Demirit, ishte antikombëtar.
Më tej ai shton se , kërkesat e partisë së lartpërmendur janë të realizueshme, pasi janë të merituara dhe nuk janë antikushtetuese. Sipas analistit, me personat e inkriminuar duhet të merret drejtësia dhe jo Lëvizja Besa, pasi kjo e fundit s’është gjykatë kundër BDI-së.
Analisti tjetër, Mersel Bilalli, për Almakos.com, thotë se me ose pa Lëvizjen Besa, qeveria që do të formohet nuk e ka të gjatë. Bilalli thotë se pas një viti me gjasë do të mbahen zgjedhje të tjera, sepse do të ketë shumë “ Tërmete” që do të shkaktohen nga VMRO-DPMNE.
Almakos.com