Qytetarët në Maqedoni më 11 dhjetor votuan për dy koncepte, një që i përçan qytetarët duke kërkuar Maqedoni të përbashkët, dhe koncepti tjetër është që kërkon Maqedoni të bashkuar dhe multietnike. Kështu deklaroi gazetari Branko Gerovski në emisionin debativ Arena. Ai tha se koncepti që e ofron VMRO-DPMNE përçan maqedonasit dhe fyen shqiptarët. Por këto qëndrime u kundërshtuan ashpër nga analisti Sotir Kostov.
“I kuptuar si shtet në të cilin do të ketë Maqedonas të bekuar dhe shqiptarët e mallkuar, kërkoj falje që e përsëris këtë termin, por kjo këngë këndohet çdo natë në mitingje” , ka deklaruar analisti Branko Gerovski.
“Nuk është e vërtetë, ditën e dytë vetëm dhe menjëherë u izolua dhe u largua grupi i të rinjve”, u shpreh Sotir Kostov, analist.
“Do të jetojnë bashkë ata në bluza dhe këmisha të zeza të cilat thanë se edhe me dhunë do ta mbrojnë identitetin e Maqedonisë dhe ne të tjerët maqedonas, shqiptarë, gjaku i të cilëve kërkohej në këngën të cilën e këndonte mes të tjerash edhe peshkop i kishës ortodokse maqedonase nga ana tjetër kemi një koncept që nuk kuptohet për Maqedoninë e përbashkët në këtë mënyrë, por është Koncept për Maqedoni të përbashkët në të cilën nuk do të ketë përçarje por në të cilat do ti trajtojmë dallimet”,
Analisti Sotir Kostov deklaroi se i mbështet protestuesit, pasi sipas tij, Maqedonia për momentin po ballafaqohet me një ndikim të jashtëm politik.
“Është fakt se kemi shumicë parlamentare, por është fakt se kemi një impakt jonormal politik me Platformën të ashtuquajtur Tiranase, të cilën unë e quaj platformë Made in Edi Rama, dhe që dëshiron përmes në të vogël, përmes asaj shumice, përmes marrëveshjes për qeveri të hyjë në të gjitha institucionet e shtetit. Tani kemi një situatë të përmbysur, ku lakuriqi politik maqedonas i ka përmbysur punët dhe fituesit i bën humbës dhe humbësit fitues. Ata njerëz zë njejtë dhe subjekte politike, të cilët thonë se me VMRO-DPMNE-në nuk mund të bëjnë Qeveri e bëjnë me BDI-në. A cili mund të jetë dallimi mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së kur 10 vite bashkë kanë praktikuar Qeveri”, ka deklaruar Sotir Kostov, analist.
Por sipas analistit Albert Hani, partitë maqedonase nuk janë të sinqerta në qëndrimet e tyre ndaj shqiptarëve. Ai madje nënvizoi se nuk mund të pajtohet me faktin që partitë maqedonase i përdorin shqiptarët si vegël për pastrim hesapesh në mes veti.
“Vetëm nëse kanë drejtim që nënkupton promovim të vlerave të përbashkëta, jo ndarje, jo sulmime, jo unë të përdorem si shqiptar si vegël për qërim të hesapeve të ndërsjella mes Maqedonasve. Në moment atë jam duke u ndjerë si vegël për të qëruar hesapet mes Maqedonaseve, këtë situatë nuk e parapëlqej dhe dua që ta ndryshoj personalisht, përndryshe do të isha i pari që do të radhitesha me z. Sotirin sikur të mos isha vendosur si vegël për manipulim”, ka deklaruar Albert Hani, analist.
Në emisionin e mbrëmshëm debativ Arena, analisti Albert Hani tha se Deklarata e partive shqiptare nuk është asgjë sa i përket nevojave të shqiptarëve në Maqedoni për tu ndjerë të barbarët me qytetarët tjerë.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Analistët në “Arena”: Shqiptarët, jo më vegël… by tvshenjaofficial