Zvarritja e formimit të Qeverisë dhe komplikimi i situatës nga ana e Presidentit Gjorge Ivanov, vetëm se e thellon edhe më tepër krizën politike në vend. Kështu vlerësojnë analistët politik, të cilët potencojnë se me veprimet e këtilla Ivanov i shkon për shtati Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Analisti Ismet Ramadani, thotë se zvarritja e formimit të Qeverisë shkon në dëm të shqiptarëve.
“Humbja e kohës nuk shkon në favor të shqiptarëve sepse çfarëdo zgjedhje që mund të ndodhin, nuk e besoj se partitë shqiptare mund të kenë pozicion më të favorshëm si çë e kanë tani dhe prandaj duhet ta shfrytëzojnë. Me këtë rast mandatara sipas të gjitha gjasave duhet të jetë Zoran Zaev i LSDM-së. Nëqoftëse të gjitha ato premtime të tij dhe hapja e tij ndaj shqiptarëve duhet të konkretizohet atëherë ja mundësisa e partive politike shqiptare që këtë në një mënyre ta venë në sprovë, e kuptohet në krejtë këtë sprovë të konkretizuar shqiptarët sigurosht se do të kenë dobinë e tyre, ose do fitojnë avancimin e statusit”, deklaroi analisti politik, Ismet Ramadani.
Analisti politik Petar Arsovski, thotë se gjendja e këtillë i shkon në favor VMRO-DPMNE-së andaj nuk duhet që BDI të tolerojë stërzgjatjen e situatës së tillë. Sipas Arsovskit, nëse BDI sjellë vendim të shpejtë, do të prezantohet në opinion se vendimin e ka marrë me vullnetin e saj, por nëse e humb kohë shumë të gjatë, atëherë opinioni do të kuptojë se me cilëndo parti maqedonase që të shkojë, BDI vendimin e ka marrë në bazë të presionit.
“Për momentin kjo situatë ka disa pasoja, e para e thellon krizën politike, ndërsa e dyta e vazhdon mandatin e pushtetit aktual. Kjo më tepër i konvenon VMRO-DPMNE-së dhe më pak BDI-së sepse votuesit shqiptarë ishin të drejtuar në mënyrë më eklatante nga opozita. Në këtë moment nuk mund të dihet se çfarë do të ndodhë dhe sa do të zgjasë. Treorikisht mund të zgjasë një kohë më të gjatë, ne i dëgjuam përfaqësuesit e BDI-së të cilët thonë se teorikisht 4 vite mund të zgjasë”, tha Petar Arsovski, analist politik.
Sipas Arsovskit, nëse Zaev i grumbullon nënshkrimet e 61 deputetëve, mosdhënia e mandatit nga ana e Ivanovit do të jetë aventurë e madhe politike nga ana e tij.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Analistët: Kriza në favor të VMRO-së dhe BDI-së by tvshenjaofficial