22 March
Analistët kritikojnë kreun e BDI-së Ali Ahmeti për deklaratën e tij një ditë më parë, i cili tha se dy partitë maqedonase duhet të tejkalojnë dallimet mes tyre me qëllim funksionimin normal të shtetit. Sipas tyre, Ahmeti nuk mund të distancohet nga përgjegjësia pasi pikërisht partia e tij ka qenë 15 vite në pushtet, periudhë kjo kur nuk janë zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e që sot janë pjesë e debatit.
Gjithsesi se fillimi i problemit ishte ndërmjet dy partive më të mëdha maqedonase dhe zgjedhja e problemit filloi duke i afruar ato në tavolinë. Por ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se së fundi justifikimi i VMRO-DPMNE nuk është partia maqedonase por çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, kështu që ata nuk mund të tërhiqen kaq lehtë dhe të amnistohen prej të gjithë procesit – tha Albert Musliu, Analist.
Nga ana tjetër profesori Jove Kekenovski konsideron se BDI me deklarata e saj po tenton të mbaj gjallë relacionet me VMRO-DPMNE-në. Sipas Kekenovskit, BDI-ja e njeh mirë partnerin e saj të deritanishëm dhe se nuk guxon të distancohet.
Një parti politike e cila gjatë gjithë kohës ka qenë në qeveri që nga viti 2001, nuk mundet aq lehtë të distancohet. Sigurisht që si parti parlamentare që pretendon përsëri të jetë në qeveri, duhet maksimalisht të angazhohet që të tejkalohen të gjitha dallimet respektivisht në mënjanimin e tensioneve. Është BDI ajo parti politike e cila e njeh më së miri partnerin e deritanishëm të saj dhe duhet edhe më fortë të reagojë. Ajo tenton ende t’i mbajë relacionet e mira me VMRO-DPMNE-në – deklaroi Jove Kekenovski, Profesor.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit me euro komisarin Johanes Hahn, kërkoi nga partitë e bllokut politik maqedonas të tejkalojnë dallimet me qëllim zgjidhjen e krizës politike.
Energjitë tona janë në vijë të kuqe dhe ne kërkojmë që palët në këtë rast VMRO dhe LSDM t’i afrojnë dallimet dhe të ofrojnë zgjidhje të mirë në drejtim të funksionimit normal të shtetit – deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
BDI-ja është pjesë e shumicës së re parlamentare të udhëhequr nga LSDM-ja ndërsa në anën tjetër vazhdon të jetë e pjesë e qeverisë me VMRO-në. Analistët thonë se shqyrtimi i këtij pozicioni mund të ndihmonte ndoshta në përshpejtimin e zgjidhjes së krizës institucionale.
Adrian Kerimi

