Nëse nuk miratojmë ndryshimet kushtetuese deri në nëntor, do të përballemi me një vonesë në integrimin evropian, do të hyjmë në një pasiguri të re, sepse do të humbasim momentin aktual ku për shkak të luftës në Ukrainë dhe rreziqeve që vijnë nga Rusia, Bashkimi Evropian e sheh zgjerimin si një instrument për sigurinë afatgjatë evropiane.
Zoran BOJAROVSKI
Kjo është pika qendrore e bashkëbiseduesve të Racin.mk në analizën që shqyrton procesin e miratimit të amendamenteve kushtetuese dhe kornizën kohore në të cilën kjo sfidë e re për Maqedoninë e Veriut duhet të realizohet pa shkaktuar pasoja afatgjata për të ardhmen e vendit.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmeni, thotë se hapi i parë serioz dhe domethënës tashmë është bërë: Është konsoliduar shumica qeverisëse në Kuvend./Analiza e plotë.