Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se nga 7 qershori CDC e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19.
Kim shkruan se ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri.
“Që nga 7 qershori, CDC e ka futur Shqipërinë si një vend me “Nivel 1: Niveli i ulët i Covid-19”.
Ky është një lajm i mirë për amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan ambasadorja Kim.



