Në Maqedoninë e Veriut ka një epidemi korrupsioni, e pranishme në të gjitha poret e shoqërisë, tha ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler. Ajo në një takim me gazetarët theksoi se në 32 vitet e fundit, për sa kohë që kemi marrëdhënie të ndërsjella, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë pothuajse 500 milionë dollarë për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Maqedoninë e Veriut dhe sërish ata shohin një vend plot korrupsion. Ageler vlerëson se në 10 vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të korrupsionit në vend dhe thotë se “lista e zezë” e SHBA-së, në të cilën vetëm në 8 muajt e fundit janë gjetur më shumë emra të njohur politikanësh dhe biznesmenësh, është një përpjekje për të ndihmuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të fillojnë të merren me këto probleme. Sa i përket futjes në listën e zezë të ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev për shkak të korrupsionit, Ageler thotë se nuk bëhet fjalë për dyshime, por për prova të forta se Angjushev ka qenë i përfshirë në aktivitete korruptive edhe atë në më shumë raste.
Data 16.06.2026
Aktuale
- Vjen largimi i parë nga PS, kjo deputete largohet nga Edi Rama
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë


