Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, e ka pritur në takim zv/drejtorin e Doganave Garip Kaba.
“U nderuam me vizitën e Zv Drejtorit të Doganave z. Garip Kaba, një personalitet me kontribut të dëshmuar kombëtar. Në takim diskutuam lidhur me bashkëpunimin ekzistues ndër-shtetëror në sferën e doganave. Konstatuam se është i rëndësishëm qarkullimi i lirë i mallrave në funksion të tregtisë së lirë dhe bashkëpunimit tregtar rajonal. Pjesë e takimit ishte edhe z. Bekim Afuzi, drejtues doganor”, – ka thënë pas takimit Ambasadori Qehaja.