Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Komandën e SEEBRIG, ku u prit nga Komandanti, Gjeneral Brigade Bilbil Bitri, dhe përfaqësues të vendeve anëtare.
Gjatë takimit, Ambasadori Meidani u njoh me misionin, strukturën dhe planet e ardhshme të SEEBRIG, duke riafirmuar mbështetjen e Shqipërisë për këtë strukturë të rëndësishme shumëpalëshe. Ai vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e personelit të SEEBRIG në forcimin e sigurisë rajonale dhe promovimin e stabilitetit.
🔹 Shqipëria mbetet një partner i palëkundur në përpjekjet për paqe dhe siguri në rajon, duke forcuar bashkëpunimin në kuadër të mekanizmave shumëpalëshe.
#Diplomaci #SiguriRajonale #SEEBRIG #Bashkëpunim #Stabilitet