📍Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani, realizoi sot një vizitë në Dibër dhe Gostivar, në shoqërinë e Ambasadorit të Italisë në Shkup, z. Paolo Palminteri.
Në Dibër, ambasadorët u pritën nga Kryetari i Bashkisë, z. Hekuran Duka, me të cilin u diskutua për sfidat dhe potencialin e projekteve zhvillimore që mund të mbështeten në nivel lokal. 🤝
Në Gostivar në shoqërinë e Kryetarit Limani, vizituan Qendrën për Autizëm “Blue Puzzle” dhe Qendrën Rinore iCan — dy modele frymëzuese për përfshirjen sociale, të drejtat e fëmijëve dhe fuqizimin e të rinjve. 💙🧩
Ambasadori Meidani vlerësoi përkushtimin e aktorëve lokalë dhe shprehu mbështetjen e Ambasadës për nisma që ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe ndikojnë pozitivisht në komunitet. 🇦🇱🇲🇰🇮🇹
#DiplomaciQytetare #ShqipëriMaqedoni #Dibër #Gostivar #BluePuzzle #iCan #Bashkëpunim #TëDrejtateFëmijëve #AngazhimSocial