Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Florian Qehaja, me video mesazh për rëndësinë e Festivalit të Rrushit të Bojanës *”festivale të këtilla janë tejet të rëndësishme për diplomacinë kukturore dhe përbëjnë një urë lidhëse mes shteteve tona”*
Deklarata e plotë e ambasadorit
“Kam kënaqësinë të iu njoftoj që si ambasador i Republikës së Kosovës në Shkup, do të jem pjesmarrës në Festivalin e Rrushit i cili do të mbahet në Bojanë të Shkupit.
Poashtu ju njoftoj se Ambasada e Republikës së Kosovës e përkrahë këtë vit këtë festival i një rëndësie të veçant. Festivale të tilla janë shumë të rëndësishme për diplomacinë kukturore dhe përbëjnë një urë lidhëse mes shteteve tona dhe komuniteteve prandaj ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në festivalin e tillë i cili do të mbahet me datën 02 Shtator në Bojanë.
Falemenderit!”