Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter ku shkruan se është mirë me shëndet.
“Pas bërjes së testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj COVID-19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Unë jam në vetë-izolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të BE-në në Shqipëri. Mbajeni veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt!”, – shkruan Soreca.



