Ambasadori bullgar më Shkup ka refuzuar të pranojë notën e protestës që një ditë më parë e paralajmëroi Ministria e Jashtme për fotografimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Sofje, pa flamurin maqedonas. Për momentin është e paqartë se si do të veprojë ministria dhe si do të zgjedhë të përgjigjet ndaj këtij refuzimi. Të premten e kaluar, gjatë vizitës në Sofje, dy presidentët Siljanovska dhe Radev janë fotografuar vetëm me Flamur të Bullgarisë. Burime nga Ministria e Jashtme një ditë më parë thanë se fotografimi ka qenë jasht protokollit për të cilin më herët ishin dakorduar dhe që presin kërkim faljeje nga pala bullgare. Nga LSDM-ja thonë se “Siljanovska-Davkova vendosi të poshtërojë vendin dhe qytetarët, pasi Siljanovska tha në një intervistë se po të ishte larguar nga zyra e presidentit bullgar Rumen Radev, kur e vuri re se në dhomën ku ata u fotografuan nuk ishte flamuri maqedonas, do të kishte shkaktuar skandal. /Alsat.mk
Data 02.11.2026
Aktuale
- Klodi thumbon Elijonën, bën deklaratën me të cilin e goditi fort – ajo nuk do të mund të rri pa reaguar
- Tragjedia e Gjilanit: Vrasja e dyfishe që tronditi një komunitet
- Berisha sulmon SPAK dhe Altin Dumanin: Mercenar i padrinos së Shqipërisë. Prokuroria e Posaçme ka amnistuar krimin elektoral, ky është institucion i narkoshtetit
- Presidenti Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut për një vizitë zyrtare
- Gjiri Persik: Frikë nga një përshkallëzi i ri i konfliktit SHBA-Iran
- „Mafia e pelenave“ me trotinetë elektrik: Kërkohet që policia t’ua konfiskojë mjetet të miturve
- “Asnjë parti nuk i ka në pronësi votat”, VLEN reagon pas zgjedhjeve në Bërvenicë
- Ekonomia e Maqedonisë ka nevojë për 50 mijë punëtorë të huaj në vit



