KODI PENAL: PJESËMARRJA NË USHTRI TË HUAJ DËNOHET ME BURG
Qytetarët e RMV-së të kyçen në Legjionin Ndërkombëtar, formacionin e sapo krijuar ushtarak të Ukrainës për mbrojtje territorial – thuhet në dy thirrjet e Ambasadës së Ukrainës, njëra e fshirë nga java e kaluar, kurse tjetra nga dita e djeshme, me përmbajtje të njëjtë e postuar në Tuitter profilin e kësaj ambasade.
Kodi Penal në vendin tonë parashikon dënim prej së paku pesë viteve burg për “atë që organizon, rekruton, trajnon persona ose grupe për pjesëmarrje në ushtri të huaj jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut”. Në nenin tjetër ligji thotë.
KODI PENAL
“Shtetas i RMV-së i cili në kundërshtim me ligijn merr pjesë ose trajnohet nga ana e ushtrisë së huaj, policisë ose formacioneve parapolicore, jashtë territorit të RMV-së do të dënohet me së paku katër vite burg.”
Derisa numër i caktuar i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrës në luftërat në Lindjen e Afërt, tashmë janë në burg pas kthimit prej atje, ndërsa familjet e tyre janë kyçyr në programe për risocializim, ambasada e Ukrainës para dy ditëve publikoi thirrjen për regjistrim në të ashtuquajturin Legjioni Ndërkombëtar.
AMBASADA E UKRAINËS
“Për regjistrim në Legjionin Ndërkombëtar dhe për të gjitha detajet, kontaktoni Ambasadën e Ukrainës në vendin tuaj.”
Kjo thirrje nga Ambasada e Ukrainës në Shkup, vjen pas paralajmërimit të javës së kaluar të Presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, se të gjithë që dëshirojnë të kycen në Legjionin Ndërkombëtar për luftë kundër Rusisë, këtë mund ta bëjnë pa viza. /KlanMacedonia/



