Shtatë pacientët e lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit, të cilët dje janë transportuar për trajtim në Spanjë, janë në gjendje stabile, njoftua nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në vend.
“Pacientët kanë mbërritur dje, janë kryer kontrollet fillestare mjekësore, janë në gjendje stabile dhe tashmë ka nisur procesi i trajtimit dhe shërimit në spitalet e lartpërmendura”, thuhet në Ambasada.
Në të njëjtën kohë, Ambasada ndan informacionin se mbreti i Spanjës, Felipe VI, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentes Gordana Siljnovska-Davkova me rastin e tragjedisë në Koçan.