Ambasada e Maqedonisë në Beograd ka konfirmuar informacionin për aksidentin rrugor që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Novi Sad – Suboticë në Serbi ku një shtetas i Maqedonisë humbi jetën dhe një tjetër u lëndua rëndë.
Nga ambasada thonë se janë në kontakt me familjen e personit të ndjerë me qëllim lehtësimin e procedurave administrative për transportin në vend.