SHKUP (AA) – Ambasada e Turqisë ka ngritur padi në Prokurorinë kompetente ndaj personit E. A., i cili posedon edhe shtetësinë e Maqedonisë, për fyerje ndaj Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga Ambasadë e Turqisë në Shkup thuhet se “Personi E. A. i cili posedon shtetësinë e Maqedonisë dhe Turqisë, në llogarinë e tij në median sociale ka përdorur shprehje që dëmton reputacionin e Turqisë dhe presidentit Erdoğan”.
Në deklaratë thuhet se ndaj personit në fjalë është ngritur padi për përdorim fjalësh “përqeshëse”, “fyese” dhe “të papërshtatshme” ndaj Turqisë dhe presidentit Erdoğan.
“Duke i marrë parasysh edhe marrëdhëniet e afërta dypalëshe mes Maqedonisë dhe Turqisë, i propozojmë Prokurorisë kompetente të dënohet i dyshuari ndaj të cilit është ngritur padia”, thuhet më tej në deklaratë.
Ndërkaq, ambasadorja e Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara në deklaratën e saj në lidhje me këtë çështje tha: “Prokurorët e nderuar të shtetit mik dhe vëllazëror, Maqedonisë, njëlloj sikur për vendin e tyre, edhe ndaj fyesve të udhëheqësve të shtetit tonë kanë hapur proces gjyqësor pas ankesës sonë”.
Kara theksoi se avokatët e ambasadës do ta ndjekin nga afër procesin gjyqësor. “Jemi të bindur se personi në fjalë do ta marrë dënimin e merituar. Njoftimi në lidhje me këtë proces bëhet me qëllim që tani e tutje t’i paralajmërojmë autorët potencialë të këtij lloji të paturpësive”, u shpreh më tej ambasadorja Kara.
Data 21.08.2026
Aktuale
- Një muaj pas epidemisë në Gostivar, ISHP kërkon verifikimin e kualifikimit të stafit të “Komunalec”-it
- Vetëm 1 shqiptar në mesin e 46 kadetëve të rinj, ASH: “Përfaqësimi është reduktuar në simbolik”
- Amnesty International: Marrëveshja katastrofike Itali-Shqipëri për ndalimin e migrantëve duhet të shërbejë si “alarm” për BE-në
- VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin
- Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
- Detaje/ Vrasja e turistit portugez në Ksamil, miqtë e 20-vjeçarit: Vata po ngacmonte një grua! Luis Mendes ndërhyri për të qetësuar situatën
- Shkencëtarët zbulojnë specie të re gjarpri – emrin ia vendosin legjendës së Guns N’ Roses
- QMK: Pesë zjarre aktive, dy janë nën kontroll


