“Jemi të bindur se dalja nga kriza e brendshme dhe e thellë politike që ka kapluar Maqedoninë mund të gjendet vetëm në kuadër të fushës kushtetuese ekzistuese, në bazë të normave të pranuara të shoqërisë demokratike”, kanë thënë nga Ambasada e Rusisë në Shkup, në një koment në lidhje me gjendjen politike në Maqedoni.
Gjitha tentimet për përzierje nga jashtë, sipas tyre, të imponohen çfarëdolloj zgjidhje kundër vullnetit të popullit të Maqedonisë janë të rrezikshme dhe duhet të refuzohen nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare.
“Principet për barabarësi të shteteve, mos përzierje në punët e brendshme nga shtete tjera janë të karakterit universal dhe mosrespektimi paraqet shkelje të ashpër të drejtës ndërkombëtarë. Federata Ruse në vazhdimësi e përkrah stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë si e pavarur, sovran dhe teritorialisht e integruar”, kanë thënë nga Ambasada Ruse, transmeton “SHENJA”.
Sipas tyre janë të dëmshme dhe kontraproduktive spekulimet e politikanëve të caktuar të cilët kërkojnë arsye që krizën e brendshme politike ta shohin si rivalitet mes forcave të mëdha.
“Konstatimet e tilla janë të njëjta me pohimet e papërgjegjshme të deklaruara nga politikanë militantë të cilët kohë më parë Maqedoninë e vendosën në linjë të zjarrit mes Uashingtonit dhe Moskës”, thuhet mes tjerash në reagim.
Ata kanë shtuar se me vendosshmëri i dënojnë përpjekjet e forcave të jashtme, siç thonë ata “të keqpërdorin faktorin e komplikimit të marrëdhënieve ndëretnike për qëllimet e tyre”.
“Veprimet e tilla jo vetëm që nuk kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve për dallimet politike ekzistuese, por janë të rrezikshme për shtetin, dhe i shkaktojnë dëm të madh interesave thelbësore të Maqedonisë, por edhe interesave për bashkëpunim dhe stabilitet në rajon”, kanë thënë nga Ambasada Ruse.