Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut organizoi një pritje për shënimin e 17-vjetorit të shtetësisë së Kosovës.
Pjesëmarrës në ngjarje ishin Presidentja Siljanovska-Davkova, Kryetari i Kuvendit Gashi, Zëvendës Kryeministrat Mexhiti dhe Fetai, Ministrat Taravari e Toshkovski, kryetarët e komunave, deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.