Ka rrugë për të dalë nga kriza politike. Kemi rezultat zgjedhor, do të duhet të formohet qeveri, së parit të zgjidhet kryetari i Kuvendit, ka deklaruar ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer.
“Detyrat janë në tryezë dhe me reformat duhet filluar sa më shpejtë, dhe më pas do të vijnë edhe zgjedhjet lokale me radhë, por, si thash, me renditje që e numërova”, ka thënë sot Althauzer e cila sot është për vizitë në Koçani.