Ne vigjilje të zgjedhjeve lokale për Këshillin Komunal të Tetovës, sonte Kryesia Qendrore e Alternativës e mbajti mbledhjen e saj të radhës në Tetovë, ku u diskutua veçmas për zgjedhjet lokale dhe detyrat që e presin partinë.
Në mbledhje morën pjesë edhe drejtuesit e Shtabit Zgjedhor të Tetovës, të cilët bënë shpjegime për mbarëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhje.
Duke e vlerësuar rëndësinë e madhe që kanë këto zgjedhje për Tetovën, të gjithë drejtuesit dhe funksionarët e Alternativës morën përsipër që të jenë të angazhuar dhe të përkushtuar për zgjedhjet lokale për Këshillin Komunal të Tetovës.
Ashtu siç është njoftuar më parë, lista e Alternativës për Këshillin Komunal është lista më avangarde, sepse në përbërje të saj shumica janë gra.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Autostrada Kërçovë-Ohër, banorët ankohen për rrugët hyrëse
- Zjarr në Trubarevë, e shuajnë disa ekipe, zjarrfikësit kanë ndërhyrë edhe në Lisiçe
- Kallas: Kina dhe Rusia me aleatë po ndryshojnë rendin botëror
- BDI: Sot Rojkind dhe Osmani prezantojnë “Vizionin Çair 2040”
- BDI: Sot Rojkind dhe Osmani prezantojnë “Vizionin Çair 2040”, rilindjen urbanistike të Çairit
- Tragjedi në Kërçovë: 52-vjeçari gjendet i vdekur nën traktor
- Kamerat testuese në autostradën Shkup–Tetov zbulojnë shkelje të shumta, numrat janë shqetësuese
- Kryetari i Kuvendit, Gashi, uron zgjedhjen e homologut të tij shqiptar, Peleshi