Partia e Afrim Gashit “AlternAtivA” ka vazhduar me aktivitetet e saj në terren, ku sonte në mënyrë solemne për kryetar të Forumit Rinor – dega e Tetovës unanimisht u zgjodh Argjend Amiti.
Me këtë rast para rinistëve tetovarë fjalë rasti kishin ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi – Zejdi dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Daim Luçi.