Reformat e filluara muaj më parë nga partia e Afrim Gashit “Alternativa”, ka filluar të japin rezultate të suksesshme në terren, në shtrirjen strukturore të kësaj partie nga komuna e Likovës deri në Strugë.
Informatat jozyrtare brenda Alternativës thonë se kjo parti tashmë ka filluar të fuqizohet strukturalisht edhe në zonat 5 dhe 6 zgjedhore, duke aderuar figura të reja me ndikim brenda këtyre zonave.
Pas ristrukturimit të shumë degëve në nivel republikan, këtë javë partia e Afrim Gashit “Alternativa” shtrirjen e saj strukturore e ka vazhduar në zonën 6 zgjedhore, konkretisht u rithemeluan dega e Tearcës dhe Tetovës, ku për kryetar dege për Tearcë, u zgjodh profesori i gj. angleze, Arian Hakiki, ndërsa për degën Tetovë, magjistri i çështjeve juridike, Faton Selami.
Ristrukturimi dhe freskimi i kësaj partie në zonën 6 zgjedhore, edhe sipas anketave partiake në terren, po japin mjaft rezultate të suksesshme, ku sipas të gjitha parashikimeve dhe analizave relevante, AlternAtivA po shihet si favorite reale e fitores në zgjedhjet lokale të terrorit, veçanërisht si favorite e zgjedhjeve për qytetin e Tetovës.