Gjykata Themelore e Kumanovës nesër do të shqiptojë dënimin për të akuzuarit në rastin e Almir Aliut. Burime nga Gjykata e Kumanovës bëjnë të ditur se trupi gjykues dhe gjykatësja e lëndës janë akoma në përpilim e sipër të aktgjykimin. Në rastin e Almir Aliut, Boban Iliq i cili paraprakisht ishte i akuzuar për “vrasje” pas rikualifikimit të veprës, akuzohet për “vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion”, e cila si dënim sheh burg nga 4 deri 20 vjet. Në të njëjtën kohë, për dhunë në këtë rast akuzohen babai i Almirit, Sedat Aliu bashkë me Abdulla Aliun dhe Sami Demirin. Jashtë akuze mbetet vëllai i Boban Iliq, Bojan Iliq. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e shtypjes më makinë nga Boban Iliq.
Data 16.03.2026
Aktuale
- Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
- Ai që lindi nga e qeshura: Një bisedë me Is’hakun a.s.
- 91 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, konfiskohen motoçikleta, shtatë kallëzime penale për drejtim të pakujdesshëm
- Vetëflijimi nuk mjafton – dhimbja duhet të bëhet mësim sistemik
- Analizë: Pse BDI dhe Ali Ahmeti janë kaq të heshtur përballë qeverisë?
- Ngjarje e rëndë në Çair: 16-vjeçari sulmohet dhe plagoset para një hoteli
- Të martën do të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
- Të martën fluturim i radhës për evakuimin nga Lindja e Mesme

