“WEconomy Podcast” është produkti më i ri medial që do të transmetohet ekskluzivisht në Almakos dhe platformat e saj sociale. Ky emision do të udhëhiqet prej dy nga ekonomistët më të njohur, Visar Ademi e Abil Baush.
Në këtë podkast do të trajtohen tema të ndryshme ekonomike, ku me fokus do të jetë informimi më i qartë për publikun lidhur me proceset që lidhen me ekonominë jo – konvencionale, kapitalin njerëzor, inovacione si dhe menaxhmenti dhe tregu.
Podkasti më i ri do të transmohet çdo të premte nga ora 22:00 në Almakos.com – ndërkaq ndonjëherë do të ketë edhe më tepër emisione gjatë javës ku do të duhet të ndiqet e trajtohet aktualiteti ekonomiko – social.