“Zëvendëskryeministri Arben Fetai nuk shkon në punë, as nuk merr pjesë në mbledhjet e Qeverisë”, deklaroi në intervistën për emisionin “360 gradë” në MRT1 ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ai në intervistë konfirmoi se në periudhën e fundit nuk ka komunikuar me kolegun e tij, zëvendëskryeministrin për politika të qeverisjes së mirë dhe transparencës, Arben Fetai, për shkak se “ai nuk është këtu” dhe “nuk vjen në mbledhjet e Qeverisë”, por tha se mungesa e tij nuk lidhet me probleme shëndetësore.
I pyetur pse nuk merr pjesë në mbledhjet e Qeverisë, Aliu u shpreh se nuk e di dhe se nuk është i informuar për arsyet.


