Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu i thirrur të komentojë deklaratat e Arben Taravarit të dhëna në emisionin “Debat në Shenja” se Azir Aliu i takon krahut të Adnanit ndërsa Fetai krahut të Izet Mexhiti, dhe se beteja e tyre është që të fitojnë pozicione në VLEN, tha se këto deklarata bëhen me qëllim krijimin e përçarjes në VLEN.
“Ky narrativ për fat të keq për Taravarin dhe për fat të mirë për neve, bën që anëtarët e ASH-së së Taravarit të vijnë tek ne. Për shkak se të zhbësh dhe të shumëzosh me zero energjinë dhe forcën që ta ka dhënë një anëtarë dhe sot politikisht nuk je në një vijë të njëjtë me kësi narrativi, tregon shumë për profilin e politikanëve të vjetër më që do të shkojnë në histori, politikanë që sot janë më ty e nesër bëhen që nuk të njohin”, deklaroi Aliu.
Ai tha se me këtë qasje Taravari do të mbetet vet dhe do të jetë nënkryetari i dytë i BDI-së.
Data 05.03.2026
Aktuale
- Mexhiti: Me Epopenë e UÇK-së kujtojmë me nderim e përulje sakrificën sublime të familjes Jashari
- Përleshje e përgjakshme në Tetovë: Sherri për parkimin përfundon me të plagosur
- Kandidimi i Fatmire Kollçakut: Një hap i guximshëm për VV-në?
- A ishte shkak pozita e drejtorit në AEK për ndarjen e fundit në ASH? Ja çfarë thotë Aliu
- Aliu: Taravari do të mbetet vetëm, do të jetë nënkryetar i dytë i BDI-së
- “Gjak nga Maqedonia për frontet serbe”, Si nuk u respektua embargoja ndaj Serbisë së Millosheviqit (VIDEO)
- VLEN: Mirëpresim vendimin e Kushtetueses që konfirmon shqipen në etiketat e produkteve
- Pasdite përfundoi evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Izraeli, në ditët në vijim do të fillojë evakuimi edhe nga vendet tjera


