Ish-ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe anëtar i Aleancës për Shqiptarët që mbetet në koalicionin “Vlen”, Azir Aliu, sot deklaroi se ende nuk është biseduar brenda partisë nëse ai do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, pasi kjo pozitë mbeti e zbrazët pas dorëheqjes së ministrit të deritanishëm të Shëndetësisë, Arben Taravari.
“Nuk e kemi biseduar ende këtë temë. Ndoshta këto ditë, sepse ishim shumë aktivë gjatë kësaj periudhe. Qytetari gjithmonë e ka fjalën e fundit dhe ne ishim në terren për t’u konsultuar me ta në lidhje me kaosin që po ndodh në partinë tonë”, tha Aliu.
Disa media e kanë përmendur emrin e tij ditët e fundit si një kandidat të mundshëm për ministër të Shëndetësisë, pasi Arben Taravari u largua nga koalicioni qeveritar pas vendimit të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët për të dalë në opozitë dhe me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale.