“Ilir Kulla i cili e llogarit veten te njohësit e mirë të rrethanave politike në Maqedoni para disa ditëve deputetin e partisë GROM të Stevçe Jakimovskit e numëronte si deputet shqiptar.Për të qenë më i saktë,këtë e thonte Blendi ndërsa zotri Kulla dhe zotri Baton Haxhiu e vërtetonin.
Tani po i njejti Ilir Kulla pretendon të na iluminojë,dhe në emër të interesit shqiptar në R.M bën thirje për bojkot të zgjedhjeve në Tearcë.Mandej shkon edhe më larg dhe sugjeron që partitë shqiptare të koalicionojnë me atë që do jep më tepër në tavolinë.
Po të kisha mundësinë do ta pyesja zotëri Ilirin: “Mos jeni ndoshta të interesuar të ndërmjetësoni në ate që do jepej nën tavolinë?”.
Dhe nëse dyshoni se kam ndonjë tendencë,keni të drejtë.”, ka shkruar në profilin e tij, Faton Aliti, ish-kryetari i PPD-së.
Reagimi i tij vjen pasi që Kulla në një intervistë të fundit ka shkruar se shqiptarët duhet të bojktojnë zgjedhejt në Tearcë.
“Mendoj se shqiptarët duhet ti bojkotojnë zgjedhjet e përsëritura në Tearce madje i bëj thirrje ta bëjnë këtë. Shqiptarët boll janë të përcarë nuk i duhet më përcarje. Le ti lënë maqedonasit ta zgjodhin vetë të dielën në Tearce sepse sido që të votojnë shqiptarët nuk perfitojnë gjë në Tearce tashmë”, ka theksuar Ilir Kulla.