Kanë kaluar dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, dhe ende nuk është formuar qeveria e Kosovës.
Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve po mundohet që të arrijë ta formojë qeverinë, por akoma nuk ka diçka konkrete. Ajo së fundi, i dërgoi letër Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdoxhiku, mirëpo ky i fundit nuk pranoi.
Drejtori Ekzekutiv i organizatës Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), Agim Aliçkaj, ka thënë se çdo përpjekje për koalicion me Listën Serbe, e cila vazhdon të konsiderohet si instrument i ndikimit të Serbisë në Kosovë, përbën akt të rëndë tradhtie.
“Çdokush që bashkëpunon me armikun numër një të shtetit, do të gjykohet dhe dënohet nga populli,” thuhet në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
LE TA MERR VESH MIRË OPOZITA:
Mashtrimet, hajnija dhe shitja e tokave shqiptare më nuk kalon. Ai që bën koalicion me armikun numër 1 të shtetit të Kosovës, lista srpska, do të dënohet për tradhti nga populli i Kosovës.