Bashkimi Demokratik për Integrim tubimin përmbyllës e mbajti në sheshin e Tetovës. Lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, drejtuar rinisë simpatizuese të kësaj partie tha që ato janë forca motorike dhe forca historike e kësaj partie dhe jo vetëm. Ahmeti më tutje tha se, kjo parti e sheh veten të pakonkurent nga çfardo qoftë force apo lëvizje, kjo parti fitoren e ka të sigurtë, tha Ahmeti, dhe sipas tij, megjithatë do të del më mirë në pah më 11 dhjetor. Ai u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen këtij misioni, fundi i të cilit është padyshim fitorja. Gjithashtu ai shtoi se, mezi pret përballjen ditën e diel, sepse tha ai më tutje nuk ka asnjë forcë dhe lëvizje që mund ta mposhtë BDI-në, spese vizioni i kësaj partie është shumë i qartë qartë, vizioni ti tyre është më shumë se një platformë politike, është një doktrinë kombëtare.
“Thërrasim çdo shqiptar, thërrasim çdo atdhetar se lirinë me gjak e kemi fituar dhe kjo liri nuk ka çmim që mund dikush ta paguaj, nuk ka çmim që paguan as babë Qerimin as të gjithë ata bashkëluftëtar të Mujdin Aliut që mban emrin brigada mu këtu në Sharr… t’i thërrasim të gjithë t’i bashkohen këtij bashkimi të madh se ne nuk mbrojmë një platformë plotike, por mbrojmë një doktrinë kombëtare dhe nuk shohim ndonjë forcë a lëvizje që mund të përballet me palën tjetër kundërshtare”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.