Në një solemnitet rasti, është përuruar Memoriali kushtuar katër dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë, ku mori pjesë lideri i shqiptarëve në RMV, Ali Ahmeti.
Vepra dhe heroizmi i tyre mbeten një shembull i pavdekshëm për brezat që vijnë, dëshmi e gjallë e dashurisë së pakusht për atdheun, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Ali Ahmetit:
Së bashku me shumë bashkëluftëtarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, mora pjesë në përurimin e kompleksit memorial kushtuar katër heronjve të kombit: Islam Berisha, Ardian Kelmendi, Muharrem Kelmendi dhe Fetah Selca.
Si shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së, edhe ata nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Vepra dhe heroizmi i tyre mbeten një shembull i pavdekshëm për brezat që vijnë, dëshmi e gjallë e dashurisë së pakusht për atdheun.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!