Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar për ardhjen e vitit të ri 2024.
“Në çastet e fundit të vitit që po lëmë pas, le të përkujtojmë së bashku sukseset, sfidat e vështirësitë me të cilat u përballëm dhe le të nisim me këmbë të mbarë një vit të ri, me ambicie të reja përparimtare.
Këtë vit do ta kujtojmë me fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor që nga pavarësia e vendit, Korridorit 8, kryesimin me OSBE-në, rimëkëmbjen ekonomike me uljen e papunësisë, pensione dhe paga më të larta minimale dhe mesatare, me rrugë e shkolla të reja të ndërtuara.
Europa mbetet destinacioni drejt të cilit vazhdojmë vendosshmërisht hapin tonë në vitin 2024, të bashkuar në një front dhe të gatshëm për të çuar proceset përpara.
Uroj që në vitin 2024 të keni mbi të gjitha shëndet, paqe, lumturi e mbarësi në vatrat e juaja familjare!
Gëzuar!”, ka thënë Ali Ahmeti.
Data 31.08.2026
Aktuale
- “Shtatori do të na gjejë më të shumtë”, Luçiana Kokaj te Kryeministria: Gati për aksion deri në largimin e qeverisë!
- Sulejmani: Zgjidhet çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”
- BE rrit presionin për raketat Patriot, Spanja dhe Greqia në qendër të kërkesave për Ukrainën
- Sherr te Kalaja e Tiranës, 39-vjeçari plagoset me thikë, policia në kërkim të autorëve
- ASH: 40,3% e të gjithë të papunëve në vend janë shqiptarë
- Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet
- ‘Kuku’ për Gjestin çfarë ka humbur, Egli Tako shfaqet ‘zjarr’ në këtë video me bikini



